×
  • Lajme
  • Lajme

    Izetbegoviq nuk beson se do të ketë një lider në Serbi që do ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 17:50

    Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetar i Kuvendit të Bosnjë e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, nuk beson se do të ketë një lider në mesin e serbëve që do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nëse kjo ndodh, sipas tij, me këtë do të hapej oreksi për Bosnjë e Hercegovinën, duke shtuar se do të ketë shumë zhurmë, nga e cilat nuk do të ketë asgjë.


    “Nuk besoj se do të ketë një lider midis serbëve që do të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës. Nëse kjo ndodh, do të hapen orekset për BeH-në, do të kërkohet kompensim për serbët dhe Serbinë”, ka thënë Izetbegoviq për Radio Sarajevo, transmeotn KP.

    Sipas tij, do të ketë shumë biseda dhe zhurmë, të cilat do të zvogëlohen me kalimin e kohës dhe nga të cilat nuk do të ketë asgjë “sepse edhe në Kosovë edhe në BeH, pala serbe dhe ushtria serbe kanë kryer krime dhe spastrim etnik, ndërsa ajo palë me “Marrëveshjen e Dayton-it fitoi tepër në BeH”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!