×
  • Lajme
  • Lajme

    Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja në Zubin Potok: Mund ta komplikojnë situatën edhe më tepër

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 18:38
    Izmir Zeqiri, kandidati i PDK-së për kryetar të Zubin Potokut, hedh votën e tij në zgjedhjet e 23 prillit

    Kryetari i Zubin-Potokut nga radhët e PDK-së, Izmir Zeqiri, ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në komunat veriore.

    Ai ka thënë se nuk ka arsye pse të mbahen, dhe se zgjedhjet e reja mund ta prodhojnë një situatë edhe më të tensionuar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Një herë për një herë nuk mendoj në atë drejtim sepse e do një analizë më të zgjeruar se a ka nevojë të shkohet në zgjedhje dhe pse të shkohet në zgjedhje”.

    “Akoma nuk ka ndonjë element të arsyes se pse duhet hyrë në zgjedhje dhe pse duhet tërhequr dhe se çfarë mund të prodhojë ajo. Mund ta prodhojë një situatë edhe më të komplikuar, kështu që nuk po mendoj për këto gjëra”, tha ai në Klan Kosova.

    Ndonëse beson se nuk ka arsye pse të tërhiqet, Zeqiri tha se do të konsultohet me partinë e tij.

    “Normal se do të konsultohem me partinë edhe me të gjithë votuesit do të konsultohem për të parë ndonjë arsye se pse duhet të tërhiqem. Unë nuk kam hyrë për t’u tërhequr, por t’i analizojmë rrethanat”, tha tutje.

    Mbajtjen e zgjedhjeve në veri e ka kundërshtuar edhe vetë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

    Në seancën e sotme të kuvendit, Krasniqi, i tha kryeministrit Kurti se edhe nëse komunat veriore shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhjet nuk mund t’i bëjë në Zveçan e Zubin Potok.

    ”Për Zveçan e për Zubin Potok ty s’ti vetë letrat njeri i lem”, i tha Krasniqi-Kurtit. /Reporteri.net/.

    Memli Krasniqi-Albin Kurtit: “Për Zveçan e Zubin Potok ty nuk t’i vetë letrat njeri i lemë”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!