×
  • Lajme
  • Lajme

    Izolohen dy familje në Kovragë të Istogut, kishin kontakte me të infektuaren me koronavirus në Klinë

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 17:20

    Dy familje nga fshati Kovragë i Istogut janë izoluar për shkak të kontakteve që kanë pasur me punëtoret e organizatës ku ka punuar 22 vjeçarja nga Klina, e cila është infektuar me coronavirus.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, i cili ka treguar se gjendja e tyre është e mirë dhe nuk kanë

    “Po janë dy familje, para dy ditëve me polici kanë shkuar ekipet i kanë vizituar dhe u është rekomanduar të qëndrojnë në shtëpi”, tha Osmanaj.

    Ai ka thënë se një nga personat e familjes kishte kontakte direkte, kurse një person tjetër indirekte.

    Kujtojmë se Komuna e Klinës është në karantinë, kjo me vendim të qeverisë pasi një shtetase italiane që ka punuar atje është identifikuar me koronavirus. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!