×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Populli të mos i votojë ata që ishin në politikë

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 13:09

    Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, shkruan se populli duhet t’u thotë jo atyre që ishin në politikë.


    Për partinë e tij Krasniqi thotë se distancohen nga gjuha arrogante dhe se nuk i shajnë as kundërshtarët më të mëdhenj politikë.

    “Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur”, shprehet ai.

    “Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër.Gjithashtu, NISMA Socialdemokrate distancohet dhe duhet të distancohet në vazhdimësi nga çdo formë e komunikimit që prodhon konflikte të shpifura me këdo, qofshin ata edhe kundërshtarët tanë më të mëdhenj politikë.Gjuha arrogante e komunikimit denigrues nuk i përulë kundërshtarët të cilëve iu drejtohet sa i përulë dhe i përbuzë folësit e pakulturë e të paedukatë, kudo ku ajo gjuhë shfaqet.Lufta politike nuk duhet bërë me sharje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social”, ka shkruar Krasniqi në FB.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!