×
  • Lajme
  • Lajme

    Jarinje: Arrestohet një person në kërkim për krim të organizuar

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 21:04

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Jarinjë ka ndaluar një person me iniciale M.J i cili ishte në kërkim.

    Ndalimi i të dyshuarit, sipas njoftimit, është bërë në bazë të urdhër arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore.

    “Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kifitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore.” thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Reporteri.net.

    Sipas njoftimit personi kërkohej për krim të organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.

    “I dyshuari kërkohej mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në veprat penale si; krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit.”, thotë Policia.

    Ashtu siç edhe ka njoftuar Policia veprimet dhe procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. /Reporteri.net/

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!