×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj i lumtur me plotësimin e kërkesës, thotë se tani duhet të punohet për ngritjen e cilësisë së arsimit

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 9:27

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit dhe ministrit në detyrë të Arsimit, Ramë Likaj, për mbështetjen lidhur me kërkesën e tyre për shtesat e mësimdhënësve.


    Përmes një konference për medie, Rrahmanaj tha se Qeveria, pavarësisht vështirësive me buxhetin, i doli karshi kërkesës së tyre, shkruan Reporteri.net.

    “E falënderoj kryeministrin dhe ministrin, që bënë të pamundurën që ti dalin karshi kërkesës tonë për një shtesë në paga për të gjithë punëtorët e arsimit, duke pasur parasysh vështirësitë buxhetin”, ka thënë Jasharaj.

    Ai ka shtuar se nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës.

    “Nga e hëna do ta kemi një frymë të re në arsimin e Kosovës dhe obligohemi që të punojmë sa më shumë për ngritjen e cilësisë”, u shpreh Jasharaj.

    Jasharaj shtoi se këtë shtesë do ta marrin punëtorët e arsimit nga çerdhet e deri në universitete brenda mundësive buxhetore që ka Qeveria e Kosovës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!