×
  • Lajme
  • Lajme

    Jasharaj me akuza në drejtim të qeverisë, përmend tendencat për t’i zhbërë sindikatat

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 16:09

    Sindikatat e punëtorëve të sektori publik e kanë përkrahur propozimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që përmes amendamentimit të bëhet rritja lineare e pagave prej 30% për gjithë punëtorët e sektorit publik, deri në miratimin e Ligjit të pagave. Derisa u shprehën skeptikë se ky i fundit do të hyjë në fuqi në vitin 2023.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka mbështetur idenë e AAK-së për ngritjen e pagës në mënyrë lineare për 30%. Sipas tij kjo ide do t’i ulte tensionet të cilat pritet të ngriten në janar , pasi Jasharaj beson që nuk do të ketë Ligjit të pagave as në vitin e ardhshëm.

    Jasharaj u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk po ndalet me tendencat për të zhbërë sindikatat.

    “Ideja që të kemi një ngritje lineare deri në 30% do të ishte një ndihmës e madhe për të gjithë ne sidomos do të ishte domethënëse për ata që i kemi me paga tepër të ulëta në arsim e kam fjalën për punëtorët tekniko-ndihmës… Lajmet e konfirmuara se nuk është ndarë një pjesë e duhur nga projektligji për buxhetin 2023 për Ligjin e Pagave flet qartë dhe duhet ta kuptim të vërtetën e hidhur se as në vitin 2023 ligjit të Pagave nuk do të kemi dhe po e bëjë një krahasim për ta dëshmuar lojën e bërë nga Qeveria. Gjatë grevës kishin dal me pompozitet se ligji i Pagave po bëhet, arsimtarët kanë kaq koeficiente e zbuluan atë 120 që e mohuan vetë… Kërkesa 30% do t’i qetësonte gjakrat do ta qetësonte situatën të punësuarit do ta kuptonin si mbështetje të këtyre institucioneve sepse mos të harroj qeveria se greva nuk është mbyllur është pezulluar dhe ato premtimet se në janar do të kemi ligjin e Pagave dhe do të jetë i shkëlqyer prapë do të ngritën pikëpyetje dhe tensione”, theksoi ai.

    Edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës të Kosovës, Ali Gashi e ka përshëndetur propozimin e AAK-së për rritje në mënyrë lineare të pagës për 30%.

    Gashi u shpreh se Ligji për shërbyesit civilë e kap dhe politizon administratën publike.

    “Ky është një mashtrim i radhës nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe për t’i vërë kapak është ky projektligj i buxhetit ku rrjedhimisht në kontingjentin për implementimin apo rritjen eventuale të pagave nuk është përfshirë… Tendenca që përmes këtij ligji ta kap dhe ta politizoj ta prish strukturën organizative të shërbimit civil i cili është formuar dhe është profesionalizuar me shumë mund dhe sakrificë është një e keqe e madhe që e ka pllakosur komplet sistemin qeveritar të Kosovës me theks të veçantë shërbimin civil, nëse lejojmë një tendencë të tillë mund të themi se nuk do të kemi shërbim civil të përfshirë dhe meritokracisë por do të kemi administratë të kapur e politike…15\40Propozimi juaj është i jashtëzakonshëm duke marr parasysh sfidën që jemi duke kaluar megjithatë konsideroj se tek çështja e nxjerrjes së pagës mesatare të Kosovës duhet të kihet parasysh për arsye se në nxjerrje të mesatares së pagës është mirë të përjashtohen grupet e interesit, institucionet që janë të mandatuara bordet dhe agjencitë sepse një numër i tyre e ngrit këtë mesatare, por të merren për bazë zyrtar publik komunal arsimi, shëndetësia”, u shpreh Gashi.

    Por ndonëse e mirëpriti një propozim të tillë, udhëheqësi i Sindikatës së Policëve të Kosovës, Imer Zeqiri tha se propozimi i AAK është pak për pagat e policëve të Kosovës.

    Ai adresoi edhe nevojën për sigurime shëndetësore.

    “Do të shkoj kjo në pagën bazë apo do të jetë në neto për arsyes se e dini që paga bazë e një polici është 392 euro dhe për mendimin tim sa i përket Policisë së Kosovës kjo është pak, propozimi është shumë me vend nuk po dua të anashkalojë propozimin”, theksoi ai.

    Se nuk do të ketë ndonjë rritje shumë të madhe në paga rritja lineare prej 30% u shprehën edhe nga Federata Sindikale e Mjekëve.

    Ligji për Buxhet për vitin 2023 pritet të diskutohet dhe të votohet këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!