×
  • Lajme
  • Lajme

    Java nis me shi, kështu pritet të jetë deri në fund

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 7:24

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në viset malore pritet të ketë edhe reshje bore.


    Gjatë së martës do mbajë mot i ngjashëm, ndërsa të mërkurën dhe enjten priten ngritje të vlerave maksimale.

    Ndërkohë, sipas IHMK-së, gjatë vikendit pritet ngritje e temperaturave, ku ato minimalet do lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius dhe maksimalet 5-17 gradë.

    “Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!