×
  • Lajme
  • Lajme

    Javë e rëndë për Kosovën, që nga e hëna humbën jetën 59 pacientë me COVID-19

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 23:37

    Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit.


    Vetëm sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus.

    Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave.

    Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa ky numër sot ka arritur në 315.

    Bazuar në këta numra, brenda kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 59 pacientë si pasojë e COVID-19.

    Numri i rasteve në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!