×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje kryetari i degës së AAK-së në Pejë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 17:04

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot ka qëndruar në Pejë, siç e quan ai “në qytetin tim të zemrës.”


    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë, sipas tij, po përballet me disa sfida të natyrës personale, ka pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës.

    “Deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës”, bëri të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    “Falënderoj përzemërsisht z. Arbër Grabovcin, për angazhimin e tij jetësor në Aleancë dhe e çmoj lartë gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej detyrën si asambleist i AAK-së në Kuvendin Komunal”, shkroi Haradinaj ndër të tjera në llogarinë e tij Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!