×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje ministrja në detyrë Hykmete Bajrami

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 13:55

    Hykmete Bajrami është liruar nga detyra e ministres në detyrë të Financave.


    Ajo këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv, por ka mohuar se ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja.

    “Nuk kam dhënë dorëheqje nga LDK. Sot me kërkesë timen jam liruar nga detyra e Ministres së Financave (në detyrë)”, ka thënë Bajrami.

    Deri tash nuk dihet arsyeja e dorëheqjes së njërës nga zyrtaret kryesore të LDK-së në Qeveri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!