×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje zv.ministri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    Reporteri
    06 Prill 2021 | 15:56

    Qazim Rrahmanin, i cili ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Këtë e ka bërë të ditur vet Rrahmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

    “Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministêri Kurti , lirimin nga detyra e zv.Ministërit tê MFPT-së. Arsyja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozit tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së”, ka shkruar ai.

    Në letrën e dorëheqjes që e ka siguruar Reporteri.net, thuhet se angazhimi i tij do të jetë në një pozitë tjetër.

    Qazim Rrahmani ishte dënuar në tetor të vitit 2018 për keqpërdorim të detyrës, derisa po punonte si zëvendësministër në Ministrinë e atëhershme të Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    Aktakuza e Prokurorisë thoshte se Rrahmani, deri sa ishte zëvendësministër në MPMS, nga qershori i vitit 2015 e deri në janar të vitit 2016, ka nxjerrë nga kartela bankare e destinuar për udhëtime zyrtare shumën mbi 12 mijë euro.

    Tutje sipas aktakuzës, Rrahmani i kishte kthyer 7 mijë e 504 euro, ndërsa 4 mijë e 858 euro nuk i kishte kthyer në Ministri.

    Gjykata e Prishtinës pasi kishte gjetur fajtor Rrahmanin, e kishte dënuar me 6 muaj burgim, dënim ky i cili me pëlqimin e të akuzuarit ishte zëvendësuar në dënim me gjobë në shumë prej 3 mijë eurosh.

    Andaj, aktgjykimi dënues më 9 nëntor 2018 kis

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!