×
  • Lajme
  • Lajme

    Jep dorëheqje zyrtarja e lartë amerikane e cila angazhohej edhe për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 11:20

    Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, përgjegjëse për Evropën, Karen Donfried, ka vendosur të japë dorëheqjen për t’iu përkushtuar familjes së saj.

    Kështu kanë thënë nga Departamenti i Shtetit, duke treguar që Donfried ka lënë bosh një pozicion të rëndësishëm diplomatik, shkruan Zëri i Amerikës.

    Donfried kaloi 18 muaj si Ndihmës Sekretare e Shtetit dhe shërbimi i saj u shënua nga konflikti më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjet e SHBA për të formuar dhe konsoliduar një pozicion të unifikuar perëndimor në raport me Rusinë.

    Karen Donfried ishte një nga ndihmëset kryesore të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken dhe udhëtoi shpesh në Evropë për të folur me partnerët amerikanë.

    Prillin e kaluar, Donfried vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor e shoqëruar nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

    Ajo gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd kishte diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë dhe SHBA-Serbi dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Në Begorad kishte folur edhe për përafrimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në Mal të Zi, gjatë së njëjtës vizitë, ajo shprehu mbështetjen për “Malin e Zi sovran dhe gjithëpërfshirës të rrënjosur në institucionet euro-atlantike”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!