×
  • Lajme
  • Lajme

    Jeta Xharra tallet me Ushtrinë e Kosovës: Si ta sheh virusi FSK’në në rrugë, thotë s’po shumohna mo

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 1:13

    Gazetarja Jeta Xharra është pozicionuar përkrah zv.kryeministrit Haki Abazi, se nuk duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme në vend, edhe pse situata me virusin corona po shkon duke u përkeqësuar, pasi pritet që ditët në vazhdim numri i të infektuarve të rritet edhe më shumë.


    Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media tha se nesër do t’i propozojë Kuvendit, shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Por, vetëm disa minuta pas tij, në konferencë doli zëvendësi i kryeministrit Kurti, Haki Abazi i cili tha se qeveria po e menaxhon mirë situatën, dhe se nuk është e nevojshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.net.

    E në linjë me Abazin, është edhe gazetarja Jeta Xharra, e cila përmes një statusi në Facebook, edhe është tallur me Ushtrinë e Kosovës, e cila pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të ishte në krye të menaxhimit të situatës në terren.

    “Si ta sheh virusi FSK-ne në rrugë thotë…..aaaaaa, le le se s’po shumohna mo! Çka bon more njeri me ushtri në rrugë në këtë situatë kur njerëzit në përgjithësi po sillen të disiplinuar dhe me plot respekt ndaj masave të ndërmarra deri tash? S’keni nevojë neve qytetarëve me na disiplinu me ushtri, mos na ofendoni!”, ka shkruar Xharra.

    Përveç presidentit Thaçi, pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, është edhe LDK. Këtë e ka thënë fillimisht gjatë ditës, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, i cili ka kërkuar që kjo të bëhet sa më shpejtë. E njejtë sikurse Mustafa, ka deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, duke dalë kështu pro propozimit të shefit të tij në parti, e kundër vullnetit të shefit të tij në qeveri.

    Ndërsa, kundërshtimi i Vetëvendosjes që shpallet gjendje e jashtëzakonshme, vjen, pasi në këtë rast, roli i Presidentit në meaxhim të situatës dhe marrje të vendimeve do të dilte në rend të parë, ndërsa fuqia ekzekutive e Kryeministrit do të dilte në rend të dytë. Pra, në këtë rast më shumë kemi të bëjmë me atë se kush duhet të jetë në krye të menaxhimit të situatës, se sa nëse është e nevojshme apo jo shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!