×
  • Lajme
  • Lajme

    Jetmir Rudi nga Malisheva e pranon se e inskenoi vetë rrëmbimin e tij

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 14:40

    28-vjeçari Jetmir Rudi, nga fshati Rud i Malishevës, ka pranuar se e ka inskenuar vetë rrëmbimin e tij.


    Rudi, i cili të dielën u raportua i zhdukur, e më pas kishte dyshime se është rrëmbyer e ka ka pranuar se ka inskenuar vetë tërë ngjarjen.

    Kjo është konfirmuar për Reporterin nga Policia e Gjakovës. Lumi Graishta, Drejtor i Policisë  së Gjakovës ka thënë për Reporterin se vetë Rudi ka treguar vendin ku e ka fshehur telefonin dhe provat e tjera relevante për policinë.

    “I dyshuari ka pranuar se ka inskenuar rastin e rrëmbimit. I njëjti ka treguar edhe vendin ku ka fshehur telefonin dhe provat tjera, prandaj mbështetur në këto rrethana, me urdhër të prokurorit të shtetit rasti rikualifikohet si ”deklarim i rrejshëm”. Veprimet tjera si pjesë e procedurës do të ndërmerren në konsultim me prokurorin kompetent”, kanë deklaruar nga policia për Reporterin.

    Me urdhër të prokurorit, rasti është kualifikuar ”deklarim i rrejshëm”. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!