×
  • Lajme
  • Lajme

    Jevtiq i bindur: Albin Kurti duhet të flas me ne

    Reporteri
    08 Nëntor 2019 | 19:38

    Nënkryetari i Listës Serbe Dalibor Jevtiq, ka thënë nuk e kanë diskutuar ende çështjen e pjesëmarrjes së tyre në Qeverinë e cila pritet të drejtohet nga Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.


    ”Kjo nuk është diçka që mund ta themi këtë moment”.

    ”Brenda Listës Serbe nuk kemi biseduar fare për atë temë nëse do ta kemi prioritet pjesëmarrjen në këtë qeveri. Për ne është prioritet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesin e atyre që para së gjithash kanë votuar për Listën Serbe, pjesëtarët e popullit serb në Kosovë”.

    Ai në Info Magazinën e Klan Kosovës tha se Albin Kurti e ka obligim kushtetues të flas me Listën Serbe, për të diskutuar rreth Qeverisë.

    ”Duhet të kthehem mbrapa, nëse shihni një renditje të deklaratave dhe qëndrimeve që kemi thënë ne nuk kemi asnjë ndryshim ajo që është esenca në realitet është që Kushtetuta e Kosovës neni 95 është i qartë në këtë aspekt dhe kushdo që tenton ta interpretojë kështu apo ashtu mendoj që esenca ishte ta quajnë sundim i drejtësisë dhe ligjit”.

    ”Pse të kemi zgjedhje? – nëse dikush në vend tuaj ka të drejtë të përcaktojë se kush do të jetë pjesë e institucioneve, atëherë s’do të kishim nevojë për zgjedhje”.

    ”Është fakt që ne nuk jemi ata që e përbëjmë qeverinë dhe unë nuk jam i mandatuar. Kemi dëgjuar atë që ka thënë Albin Kurti por këtu në aspektin ligjor është parashikuar që ai që do të jetë i mandatuar për kryeministër ka detyrim të bisedojë me të gjitha partitë politike që kanë hyrë në Parlamentin e Kosovës dhe në këtë aspekt nuk e kam kuptuar atë që ka thënë Albin Kurti se ai ”nuk do të flas me Listën Serbe”.

    ”Në politikë nuk ka dashuri dhe nëse i ndani qëndrimet me dikë apo jo por është detyrim ligjor dhe nëse doni të aplikoni sundimin e ligjit në Kosovë”.

    Dalibor Jevtiq tha se me Beogradin zyrtar kanë bashkëpunim të plotë dhe çdo gjë e bëjnë me marrëveshje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!