×
  • Lajme
  • Lajme

    “JO”, Agim Veliu i prerë në përgjigje kur pyetet nëse do ta votojë Vjosa Osmanin pas pauze

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 22:35

    Pas dështimit për ta siguruar kuorumin për votimin e presidentit në raundin e parë, deputetët kanë shkuar në një pauzë 30 minutshe.


    Teksa po dilin në hollin e kuvendit deputetët, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu është pyetur a do të votojë për Vjosa Osmanin?

    Veliu është përgjigjur shkurt: “Jo!”

    Përveç Veliut, është provuar të pyetet edhe ish kryeministri Avdullah Hoti, i cili gjithashtu në raundin e parë nuk ka marrë pjesë në votim, por edhe ky vetëm ka ecur duke e injoruar pyetjen e gazetarëve.

    Pas pak Kuvendi i Kosovës do të informojë për vazhdimin ose jo të kësaj seance.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!