×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo vetëm Kurti, edhe deputeti i VV-së nga objekti i Kuvendit përshëndeti me dorë e grusht protestuesit

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 22:24

    Kryeministri Albin Kurti doli sot në ballkonin e Qeverisë dhe përshëndeti protestuesit. Ata e brohoriten duartrokiten. Veprimi i tij u komentua shumë dhe nga kundërshtarët e tij u krahasua si pamja e njëjtë me disa diktatorë, qoftë ai Enver Hoxha apo Stalini, shkruan Reporteri.


    Por nuk ishte vetëm Albin Kurti që beri një veprim të tillë. Deputeti Mefail Bajqinovci nga një ballkon i Kuvendit përshëndeti me grusht e me dorë protestueset. Fotografitë i ka postuar në faqen e tij në Instagram.

    Nuk dihet nëse i ka bërë para apo pas Albin Kurtit, shkruan Reporteri.

    Sipas VV-së në protestë morën pjesë rreth 5 mijë persona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!