×
  • Lajme
  • Lajme

    Jo vetëm Policia, ky shofer gjobitet me 200 euro edhe nga Komuna e Prishtinës

    Reporteri
    16 Prill 2021 | 16:08

    Komuna e Prishtinës ka shqiptuar gjobë 200 euro ndaj shoferit të një kamionete i cili kalon përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.


    Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit të Prishtinës, Adonis Tahiri.

    “Dëmtimi i gjelbërimit, NDËSHKOHET!”, ka shkruar ai.

    Gjobë për këtë shkelje ka shqiptuar edhe Policia e Kosovës. Në një komunikatë për medie, ky institucion ka gjobitur shoferin me shumë prej 100 euro dhe (1) pikë negative.

    “Policia e Kosovës falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim të ndërsjellët dhe njëherit do të ndërmerr veprime ndaj kundërvajtësve të tillë, me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Bashkangjitur keni fotot dhe gjobën e shqiptuar nga zyrtarët policorë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!