×
  • Lajme
  • Lajme

    Juridiku dhe Ekonomiku e quajnë të jashtëligjshëm konkursin për staf akademik

    Reporteri
    30 Tetor 2019 | 8:03

    Të jashtëligjshëm po e quajnë konkursin e fundit të Universitetit të Prishtinës për emërimin, riemërimin dhe avancimin e personelit akademik, 12 asistentë të Fakultetit Juridik dhe të Fakultetit Ekonomik, që janë duke pritur për t’u avancuar në thirrjen profesor asistent.


    Konkursin e shpallur më 22 tetor po e kundërshtojnë 6 asistentë të Fakultetit Juridik dhe 6 të Fakultetit Ekonomik përshirë edhe dekanët e këtyre njësive akademike, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Ata pretendojnë se menaxhmenti i UP-së nuk i mori parasysh propozimet e këshillave të këtyre fakulteteve për zgjedhjen dhe avancimin e personelit akademik, dhe e përgjysmoi numrin e tyre. Kërkesë e tyre është anulimi i konkursit. Asistentët e pakënaqur kanë ushtruar ankesë në Inspektoratin e Arsimit dhe Inspektoratin e Punës, derisa të martën kanë dorëzuar ankesë edhe në Këshillin Drejtues të UP-së.

    Rektorati i Universitetit të Prishtinës, në një përgjigje për gazetën, është arsyetuar duke thënë se Senati vendosi për shpalljen e konkursit, duke pasur parasysh kriteret statutare dhe ato buxhetore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!