×
  • Lajme
  • Lajme

    Juristja e mediave për RTK-në: Vetëm shkarkimet sot të të gjithë personave përgjegjës do të ndihmonin sado pak

    Reporteri
    23 Korrik 2024 | 14:01

    Juristja e mediave, Flutura Kusari ka reaguar pasi mbrëmë në lajmet qendrore, RTK ka publikuar një lajm nga një medium boshnjak i cili raportonte me burime anonime se dy media kosovare, Nacionale dhe Periskopi, financoheshin nga Milan Radoiçiq.

    AGK, gazetarë e analistë e kanë cilësuar këtë si sulm ndaj mediave.

    Flutura Kusari përmes një postimi në Facebook ka thënë se dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-së është vështirë i rikuperueshëm, deri sa ka kërkuar nga të gjithë personat përgjegjës shkarkim të menjëhershëm.

    “Demi qe i eshte bere kredibilitetit te RTK-se eshte veshtire i rikuperueshem. Vetem shkarkimet sot – asnje dite me vone – te te gjithe personave pergjegjes do te ndihmonin sado pak. Ju lumte gazetareve qe po distancohen nga politika redaktoriale e RTK-se, politike kjo qe e ka leju propaganden e VV-se me e helmu publikun me informacione te kontaminuara”, ka shkruar Kusari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!