Kabashi: Është zbehur besimi ndaj Vjosa Osmanit, Kadri Veseli ka pozitë të re në garë

Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka thënë se kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani kur u nominua për kryeministre kishte një hov dhe u pa si një kandidaturë shumë shpresëdhënëse.


Por sipas Kabashit dalja në terren shumë dhe shmangia prej temave kryesore ka bërë të duket sikur ka ra ai entuziazmi i kandidaturës së Osmanit.

“Në fillim ndoshta është parë si kandidatja kryesore-pretendente për ta fituar garën, ka filluar njëfarë zbehje e besimit, shkaku edhe i diskursit publik që ka qenë shumë i përgjithshëm. Sepse qytetarët preson zgjidhje konkrete për një problem. Është parë më shumë njëfarë popullizmi i saj se do ta rrëzojmë PDK-në, do ta shkapim shtetin”, ka pohuar ai.

Kurse thotë se kandidati i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë pozitë të re në këtë garë.

“Pozitë të re në këtë garë ka marrë Kadri Veseli. Luftën kundër korrupsionit e ka futë në garë dhe në mesin e të barabartëve”, ka deklaruar ai.