×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi flet për dokumentin që tronditi Ballkanin, tregon arsyet pse nuk nxiti shumë debat në Kosovë

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 23:18

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi ka komentuar një dokument jozyrtar slloven që qarkulloi sot, ngriti të gjithë rajonin në këmbë, pasi parashikon rishikimin e kufijve të gjashtë vendeve të Ballkanit, ndarjen e Bosnjës dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe” dhe po ashtu një “Serbie të Madhe”.


    Në Bosnjë dyshojnë se Sllovenia qëndron pas kësaj “patateje të nxehtë”, derisa në Lubjanë pretendojnë se ata nuk janë adresa e duhur për këto pretendime, ndërkohë që kroatët spekulojnë se Serbia dhe Hungaria qëndrojnë pas gjithçkaje, shkruan Reporteri.net.

    Kabashi ka theksuar se ky dokument është diskutuar shumë pak në Kosovë dhe Shqipëri. Ai vlerësoi se në Kosovë është konsumuar shumë kjo temë viteve të fundit.

    “Është e vërtetë që në Kosovë është diskutuar shumë pak, a dokumenti flet pothuajse më shumë për Kosovën dhe Bosnjën. Po duket se ne e kemi konsumuar këtë temë gjatë viteve të fundit. Tema ka nxitur shumë divergjenca dhe ka qartësuar pak a shumë pozicionet, pozicione që kanë qenë edhe për interesa politike dhe jo se të gjitha partitë politike dhe politikanët kanë pasur bindje të tillë në raport me pozicionin që e kanë caktuar në momentin kur është diskutuar kjo temë. Por ajo që duhet theksuar dhe i jep seriozitet më të madh kësaj letre dhe që e kanë zbuluar mediat sllovene është që i përcjellë zhvillimet kjo e ka tensionuar situatën. Nuk preket Sllovenia me këtë rast Bosnja, Kroacia. Para se të zbulohet ky dokument nga mediat, presidenti slloven e ka hapur këtë temë me trojkën presidenciale, presidenti slloven i ka pyetur ata se çfarë mendoni sikur të hapej tema e ndryshimit të kufijve të Bosnjës në mënyrë paqësore. Nuk po flitet ndryshimi me luftë por me marrëveshje mes shteteve. Presidenti slloven e ka hapur si temë. Mua çka më duket interesant në këtë rast se pse nuk është bërë temë në Kosovë dhe Shqipëri, duket se merret sikur nuk është problem disponimi i shqiptarëve për tu bashkuar por problem më i madh është ndarja e Bosnjës”, theksoi Kabashi.

    Kabashi po ashtu tha se kur kur është diskutuar shkëmbimi me Kosovës dhe Serbisë, të huajt e kanë pasur frikën se kjo mund të hapë kutinë e Pandorës dhe mund të ngjallë probleme të tjera në Ballkan dhe ta kthejë destabilitein.

    Sipas tij rajoni i Ballkanit nuk është ende stabil.

    “Kosova ka bërë 20 vjet nga lufta dhe është ende shtet gjysmak sepse gjysma e botës, nuk e njeh, gjeopolitika botërore po ndryshon, partnerët tanë janë më të dobët sesa në kohën kur e kemi fituar luftën Tash kemi filluar të hyjmë në fazën e frikës se mos po mbetemi një vend i cili sa më shumë që zgjatet moszgjidhja e problemit me Serbinë, do të mbetet një model i dështuar ose do ta kemi fatin e Palestinës e cila në momente të caktuara kur janë ofruar marrëveshje me Izraelin kanë qenë shumë më ta favorshme sesa tani”, tha Kabashi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!