×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi për deklaratat e Gërvallës: Shihet se ka një averzion ndaj krerëve të UÇK-së

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 23:26

    Drejtori i Gazetës Online ‘Reporteri.net’, Bekim Kabashi ka thënë se deklaratat e ministres Donika Gërvalla kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tregojnë se ajo ka averzion ndaj tyre.


    “Një ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, shtet i themeluar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e cila shihet se ka një aversion të qartë ndaj krerëve të UÇK-së jo vetëm për PDK-në por edhe deklaratën për z.Rexhep Selimi që ka qenë shef GP të Vetëvendosjes. Po flasim për një person që ka avezion ndaj krerëve të UÇK-së”, tha Kabashi.

    Në emisionin Politiko ku është e ftuar edhe u.d., e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila është munduar ta mbrojë zonjën Gërvalla duke thënë se këto deklarata i ka dhënë para 6 vjetësh.

    E Kabashi ia ka kujtuar Kusari-Lilës se Donika Gërvalla edhe sot i ka mbrojtur deklaratat e saj përmes një statusi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!