×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi: Prioritet për SHBA-në është dialogu Kosovë-Serbi, marrëveshja nuk mund të arrihet pa kompromise

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 23:13

    Drejtori i Gazetës Online “Reporteri.net”, Bekim Kabashi duke e komentuar letrën e presidentit të SHBA-së, Joe Biden për presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se prioritet për SHBA-në është dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


    Ai ka thënë se për SHBA është urgjente që të zgjdihet cështja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

    “Nëse i kthemi letrës aktuale të Bidenit, thotë që ushtë urgjente që të zgjidhet çështja Kosovë-Serbi sepse nuk është vetëm Kosova interes i SHBA-së”, tha ai në Politiko të Kanal 10.

    Po ashtu ai ka thënë se nuk mund të arrihet marrëveshja finale pa ndonjë kompromis.

    “ Pa marrë parasysh që neve nuk na pëlqen të flasim për kompromise me Serbinë, sidomos pas kompromiseve që i kemi bërë me Pakon e Ahtisarit, por për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, nëse jemi realist atëherë pa një kompromis nuk besoj se do të arrihet marrëveshja finale”, tha ai.

    Kabashi ka folur edhe për procesin e ridizajnitmit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

    “Në kohë kur z. Thaçi e udhëhiqte procesin e dialogut, u tërhoq nga kompromisi i Asocacionit të Komunave të cilin e kishte negociuar edhe vet, por ishte nënshkruar nga z.Mustafa, ai u kundërshtua ashpër me protesta, pastaj u dërgua në Kushtetuese, e cila ia hoqi 23 pika që ia hoqi kompetnecat ekzekutive dhe u kaluar te korrigjimi. U provua të gjendej një formulë ku të dy palët të ishin të kënaqura, por kjo ide u kundërshtua më shumë, fillimisht brenda për interesa politike, e më pas edhe nga Gjermani sepse interferonte në rajon. Dokumenti që u publikua në mediat sllovene treginte se nuk do të përfshihej vetëm Kosova por edhe rajoni, madje është interes edhe Serbia”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!