×
  • Lajme
  • Lajme

    Kabashi shkoi i armatosur në ceremoninë për masakrën e Dubravës, policia i gjen një armë

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 16:53

    Sot është mbajtur ceremonia e shënimit të 20 vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.


    Në këtë ceremoni kishte ndodhur një incident, ku ish i mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi është vërsulur drejt zyrtarëve shtetërorë me fjalë ofenduese, shkruan Reporteri.net.

    Rreth këtij rasti është deklaruar edhe policia policia e Kosovës të cilët kanë konfirmuar se ai në tubim kishte shkuar i armatosur.

    Sipas policisë arma e të njëjtit ka qenë pa leje, ndërkaq që Kabashi është dërguar në mbajtje.

    Ndaj tij është udhëzuar që të hapen rastet ‘ Mbajtje në pronësi, kontrollë, posedim i pa autorizuar i armës’ dhe ‘Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike’.

    Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

    Policia e Kosovës sot me datë 22.05.19 me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, konkretisht Stacioni Policor Istog ka zbatuar një Plan Operativ për siguri në perimetrin e jashtëm tek Qendra Korrektuese në Dubravë.

    Në momentin e fillimit të ceremonisë rreth ores 13:30 brenda perimetrit të burgut, përderisa moderatorja ishte duke i prezantuar mysafiret pjesëmarrës, shtetasi Sh. K. (m./K./sh.) ka prishur rendin dhe qentësinë publike në ketë ceremoni.

    Oficerët korrektues kanë intervenuar dhe e kanë larguar të dyshuarin e lartcekur nga vendi ku po mbahej ceremonia si dhe disa persona tjerë që ishin bashkë me të, duke i dërguar ata jashtë perimetrit ku gjendeshin zyrtarët policor të Policisë Kosovës të cilët pastaj i kanë arrestuar 5 (pesë) personat e dyshuar.

    Në automjetin e të dyshuarit Sh. K. është gjetur një armë zjarri (pistoletë) të cilën e posedonte pa leje dhe arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në stacionin policor Istog.

    Prokurori i shtetit është informuar dhe ka udhëzuar që të hapen rastet: ‘ Mbajtje në pronësi, kontrollë, posedim i pa autorizuar i armës’ dhe ‘Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike’, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit i dyshuari Sh.K. është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa 4(katër) të dyshuarit e tjerë lirohen në procedurë të rregullt. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!