×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadaj-Bujupi: Po more i pata tërheqë paratë nga Trusti, mu kanë dashtë

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 21:25

    Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se e ka tërhequr 10 përqindëshin e Trustit, vitin e kaluar, pasi ka pasur nevojë për to.

    Kadaj-Bujupi ka treguar edhe kohën kur ka aplikuar për tërheqjen e 10 përqindshit të Trustit.

    Ajo tha se tashmë mjetet që janë tërhequr nga Trusti janë rikthyer, madje sipas saj, është kthyer një shumë më e madhe se ajo që e kishte tërhequr.

    “Po more i kom tërheqë, mu kanë dashtë, qysh jo. U bo shumë tollovi në fillim, edhe ra sistemi edhe fëmijët më thanë ‘mam mos apliko në fillim se marre, lej le të aplikojnë tjerët’. Paret i kom marrë. Tash ka ndodh një rikthim i mjeteve që i kemi marrë.
    Mjetet që i kom nxjerr atëherë të 10 përqindëshit tim, tash janë më shumë se shuma që e kom nxjerr. Dmth ka pas rritje, dikun 250 euro më shumë”, tha ajo në T7.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!