×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli flet pas intervistimit nga Specialja, ka një kërkesë për qytetarët e Kosovës

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 14:21

    Ka përfunduar intervistimi i Kadri Veselit nga prokurorët e specializuar të Hagës.


    Kreu i PDK-së në një adresim para mediave pas intervistimit rreth 3 orësh nga Dhomat e Specializuara nuk ka dhënë shumë detaje, përveç atyre që tashmë dihen, shkruan  Reporteri.net.

    Veseli ka thënë se ndihet krenar me luftën e UÇK-së dhe ka ftuar qytetarët e Kosovës që në këto momente të qëndrojnë të bashkuar për ta tejkaluar edhe këtë sfidë.

    “Siç edhe kam premtuar, sot jam paraqitur për intervistim. Vitet e 90 ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë. Ne lëvizja jonë çlirimtare iu kemi kundërvë pastrimit etnik.UÇK është përballur me me gjenoncidin serb, me pastrimin etnik të Serbisë në Kosovë. Ftoj qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë, ta kalojmë edhe këtë sfidë”, ka thënë shkurt Veseli. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!