×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: Taksa është bërë bajat, çdo vendim që merret nuk do jetë nënshtrim ndaj Serbisë

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 22:41

    Presion apo jo mbi kryeministrin Ramush Haradinaj në Samitin e Berlinit për heqjen e taksës vazhdon të jetë tema kyçe për momentin në skenën politike.


    Ndërsa kryeministri Haradinaj ka deklaruar se presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama i kanë bërë presion të madh për heqjen e taksës, çka u mohua nga Rama, kryekuvendari Kadri Veseli thotë se ky vendim ka qenë dinjitoz, por që është bërë ‘bajat’.

    “U bë kjo taksa pak çështje bajat si Demarkacioni në të kaluarën. Ky ka qenë vendimi më dinjitoz i shtetit të Kosovës në një rrethanë të domosdoshme ku Serbia nuk na ka respektuar. Taksa ka qenë instrument i shtetit në funksion, por fatkeqësisht shndërrimi në konsum të brendshëm po na dëmton”, ka deklaruar Veseli në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.

    Veseli ka thënë se ai e ka propozuar taksën 100 % dhe nuk i heq asnjë pikë.

    Ai më tej ka pohuar se çfarëdo vendimi që do të merret për këtë çështje nuk duhet të jetë nënshtrim ndaj shtetit dhe presidentit të Serbisë.

    “Vendimi duhet të jetë i mençur. Nuk duhet të ketë asnjë vendim që është nënshtrim ndaj [Aleksandar] Vuçiqit dhe Serbisë. Çdo vendimmarrje do të jetë institucionalisht e mençur dhe e mirë kalkuluar. Nëse nesër hiqet taksa, fiton vetëm Serbia. Do të veprojmë mençurisht në mënyrë institucionale dhe nuk do të ketë veprime që na bëjnë të skuqemi”, ka deklaruar Veseli.

    Ai ka thënë se nuk duhet treguar inatçor me njëri-tjetrin dhe se edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë dhe jo t’i fërkojë duart kur dëmtohet Kosova. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!