×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli: Vdekja e Hajrullah Goranit, humbje e madhe për të gjithë ne

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 22:44

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se me pikëllim të thellë e ka pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit.


    Sipas tij, profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet shekullore për liri e pavarësi.

    “Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, ka shkruar Veseli.

    Postimi i plotë i Veselit:

    Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Hajrullah Goranit, profesorit të nderuar dhe njeriut i cili në kohë të vështira u angazhua për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë.

    Profesor Gorani dhe autori i nderuar i shumë librave, u shndërrua në frymëzim për gjenerata të tëra në përpjekjet tona shekullore për liri e pavarësi.

    Ai ishte përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çdo përpjekje tjetër në shërbim të Kosovës. Vdekja e tij është humbje e madhe për të gjithë ne. Vepra e profesor Goranit do të mbetet dëshmi e patjetërsueshme për brezat e ardhshëm. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!