Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përsëri ka kritikuar ashpër qeverisjen e Avdullah Hotit, duke thënë se partitë e koalicionit bashkëqeverisës po cënojnë edhe shëndetin publik.
“Afër 100 ditët e ‘institucionalizmit’ dhe akademikëve të propaganduar nuk ushqejnë trurin, por rrënojnë trupin. Qeveria koti dhe lidhja aspak demokratike në pushtet nuk janë akademia e Kosovës, por pandemia e saj”, shkroi Kurti.
Ndaj këtij postimi ka reaguar deputetja nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj.
Deputetja Kadrijaj postimin e ish-kryeministrit Kurti e quajti qesharak.
Ajo tha se Kurti po harron që me LDK-në kishte lidhje, duke ia rikujtuar se me këtë parti formoi Qeverinë më 3 shkurt.
“E pash reagimin e Kurtit dhe mu duk qesharak , po harron Kurti qe kishte lidhje me Lidhjen Demokratike!”, shkroi Kadrijaj.
https://www.facebook.com/tkadrijaj/posts/10157395095841156
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.