×
  • Lajme
  • Lajme

    Kafiteria e njohur në Prishtinë mbyllet deri në kalimin e rrezikut nga coronavirus

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 18:19

    Pak minuta më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia konfirmoi se tashmë janë regjistruar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë. Vitia bëri të ditur se njëri rast është një vajzë 20 vjeçare shtetase italiane dhe një burrë kosovar 77 vjeçar.


    Pas këtij lajmi ka filluar dhe mbyllja e kafiterive, ku i pari e ka nisur pronari i “Bamboo”, Arian Henci e këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

    Henci ka thënë se që nga sot e derisa të kalojë rreziku, kafiteria do të jetë e mbyllur.“I nderuar kryeminister, te nderuar ministra, te dashur shoke e shoqe…. Bamboo Ministria e Kenaqesise si institucioni me serioz ne Kosove me qellim te parandalimit te virusit dhe duke dashur te mbroje popullaten, prej sotit e deri sa te kalon rreziku nuk do te punoje . Me respekt ministri i kenaqesise Arian Henci ✌️?”, ka shkruar pronari i “Bamboo”, Arian Henci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!