Kaleci: Pas lirimit nga burgu, Erdogan u strehua te një familje shqiptare në Tetovë

Ish-konsulli i Shqipërisë në Stamboll, Ermal Kaleci ka thënë se Presidenti turk Tayip Erdogan ka jetuar për disa muaj në Tetovë të Maqedonisë në vitin 1999.

Ai thotë që Erdogan u strehua te një familje shqiptare pas largimit të tij nga burgu.

Kjo pasi në vitin 1998 ai u dënua për nxitje të urrjetjes fetare për shkak se recitoi poezi që krahasonte xhamitë me kazermat dhe besimtarët me një ushtri.

Për këtë ai u dënua me 10 vite burg ku kreu vetëm 4 prej tyre.