×
  • Lajme
  • Lajme

    Kalohen kufijtë, kërcënohet me vrasje presidenti Thaçi

    Reporteri
    27 Mars 2020 | 0:04

    Një qytetar nga pjesa Veriore e Kosovës, Kujtim Boletini, ka kërcënuar me vrasje, Presidentin e vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme.


    Burime të Gazetës Insajderi bëjnë të ditur se ai është arrestuar sot nga Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës.

    Boletini përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kishte postuar një fotografi ku shihen dy armë dhe kishte shkruar për presidentin Thaci se gjumin gjumë s’do ta lë ta bëjë.

    “Sot i zhdrypa preh tavani se në kuvend po flitet për ndarjen e Kosovës nga Hashim Broja le te dinë Hashim Broja a kushdo qoft ai se ende jemi gjallë pjesa e Veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja, dije se gjumin, gjumë stala me bo”, ka shkruar Boletini.

    Këtë postim, i dyshuari më pas e ka fshirë.

    Ndërkohë që në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme, kryeministri në largim, Albin Kurti, tha se presidenti, Thaçi ka bërë një marrëveshje sekrete me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), për ndarjen e Kosovës.

    Për këtë deklaratë të Kurtit, ka deklaruar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ka demantuar se nuk ka një marrëveshje sekrete të tillë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!