×
  • Lajme
  • Lajme

    Kalon raporti vjetori i ZRrE-së për vitin 2021

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 15:51

    Në seancën e sotme ku po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara kaloi me 61 vota për Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021.

    Jeta Statovci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kërkesa e përgjithshme për energji elektrike në vitin 2021 është rritur për 11% krahasuar me vitin paraprak.

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, u shpreh se për këtë raport të ZRRE-së për vitin 2021 kanë vërejtjet e tyre.

    Ndërsa, nga AAK thonë se me çdo kusht do ta kundërshtojnë paralajmërimin e ZRrE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike./KP/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!