×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kam marrë vesh se Vuçiqi do jetë në samit”, policia ndalon Ballist Morinën pas postimit të tij

    Reporteri
    06 Dhjetor 2022 | 8:02

     Policia ka ndaluar mbrëmë Ismail Morinën, të njohur edhe si Ballist Morina, shkruajnë mediat në Shqipëri.

    Shkak për këtë ndalim policor është bërë një status që ai ka bërë në Facebook.

    Para 4 orësh Morina shkruan se sapo kishte mbërritur në Tiranë dhe më pas është ndaluar nga policia.

    “Kam marr vesh qe Vuçiça don me ardh në samit nesër, ia kishin pas mbush mendjen pasi i kishin ofru do karamele ZANA, unë sapo zbrita në aeroportin NANA TEREZË, nji palë syze t’moçme i kam marrë me vete,amanet i vjetër prej POTOÇARI janë….’, është mesazhi i Ballist Morina në Facebook, për të cilin policia e ka ndaluar.

    Samiti i sotëm në Tiranë ëshgtë samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!