×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamerat e sigurisë zbuluan sulmin e pronarit të ‘Shell Kosova’ Lulzim Kryeziu ndaj gazetarit – ai u prezantua me emër të rrejshëm

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 17:08
    Në foto: Lulzim Kryeziu, pronar i Shell Kosova (AL-Petrol SHPK)

    Pronari i ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziu, është denoncuar mbrëmë për sulm fizik ndaj një gazetari. Ngjarja ka ndodhur në piken e tij të derivateve në Veternik të Prishtinës. Sipas denoncimit të gazetarit, Kryeziu iu ishte prezantuar atij jo si pronarë i kompanisë, por si menaxher kryesor dhe me emër te rremë Bekim Krasniqi.


    Gazetari Fitim Ceku ka denoncuar mbrëmë në Polici një rast sulmi fizik ndaj tij. Ai ka deklaruar se u sulmua fizikisht në lokalin e pikës së derivateve të “Shell Kosova” në Veternik të Prishtinës.

    Sipas denoncimit të tij, ai u sulmua fizikisht nga një menaxher i kompanisë, që më pas doli se është pronari i “AL-Petrol SHPK”, që bart licencën e emrit ‘Shell’ në Kosovë, Lulzim Kryeziu.

    Në raportin denoncues të viktimës, të siguruar nga Gazeta Online ‘Reporteri.net’, tregohet se Kryeziu, gazetari i cili ishte ftuar në takim nga vetë zyrtarët e ‘Shell Kosova’, nuk e kishte njohur të dyshuarin për sulm ndaj tij, Lulzim Kryeziun.

    Madje, ai iu ishte prezantuar si menaxher kryesor i kompanisë në fjalë, duke i dhënë edhe emër të rremë, si Bekim Krasniqi.

    Takimi që pasoi me konfrontim fizik, sipas Cekut kishte ndodhur pasi po hulumtonte lidhur me licencën e ‘Shell’ në Kosovë, që e bart kompania “Al-Petrol SHPK”, e themeluar nga babai i Lulzim Kryeziut, i ndjeri Latif Kryeziu.

    Pronari i ‘Shell Kosova’ sulmoi fizikisht një gazetar

    Gjerat kish dalë nga kontrolli, e gazetari i tha policisë se u sulmua fizikisht nga personi me emrin Bekim Krasniqi, siç i ishte prezantuar.

    Por kur hetuesit policorë panë kamerat e sigurisë së lokalit brenda pikës së ‘Shell Kosova’ në Veternik të Prishtinës, zbuluan se personi në fjalë ishte pronari i kompanisë Lulzim Kryeziu, shkruan Reporteri.net.

    Siç thuhet në raportin e Policisë, e cila konfirmoi rastin në fjalë për Gazetën Online “Reporteri.net”, Fitim Ceku morri edhe trajtim mjekësorë si pasojë e sulmit që i ndodhi të hënën mbrëma, në periferi të kryeqytetit, rreth orës 18:05.

    “Ankuesi mashkull kosovar, raporton se në një pompë të derivateve është sulmuar fizikisht nga pronari i firmës i dyshuari mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, atij i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë Policia e Kosovës.

    “I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet tutje në konfirmimin e Policisë për Reporteri.net.

    Nga kompania e të dyshuarit, përkundër se Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka dërguar pyetje me e-mail, nuk kanë kthyer përgjigje për të sqaruar rastin në të cilin u përshi pronari i saj.

    Deri më tash për ngjarjen, Gazetës Online ‘Reporteri.net’ i ka folur vetëm biznesmeni Kushtrim Demiri, i cili ishte i pranishëm në vend ngjarje, kur ndodhi rasti.

    Demiri, pronar i kompanisë “KD Events & Communications”, menaxhon fushatën e marketingut dhe komunikimit me publikun të “Shell Kosova”.

    Por për dallim nga denoncimi i gazetarit dhe konfirmimi i policisë, Demiri, në një bisedë për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka mohuar se mbrëmë ka patur përleshje fizike në ‘Shell Kosova’ në Veternik.

    Madje, sipas Demirit, ka qenë gazetari i cili ka provuar ta sulmojë pronarin e ‘Shell Kosova’, Lulzim Kryeziun.

    “Jo, jo, nuk ka ndodhë kurrfarë përleshje. Veç i ka kërku këtij gazetarit me dalë prej objektit e gazetari tani e ka sulmu edhe u shku ka marrë diçka për sulm”, tha Demiri të martën për Reporteri.net.

    Pronari i Shell Kosova rrah një person në pompën në Veternik dhe ikën nga vendi i ngjarjes

    “S’ka pas kurrfarë konfrontimi as kurrgjë, veç i ka kërku me dalë jashtë se ai e ka kërcënu qaty në mënyrë verbale”, shton pronari i kompanisë ‘KD Events”.

    Thotë se Kryeziu i kërkoi gazetarit Ceku të dalë jashtë, pasi Demiri insiston se ai e kërcënoi pronarin e “AL-Petrol SHPK”.

    Sikurse edhe sulmin fizik, Kushtrim Demiri, gjatë bisedës me Gazetën Online ‘Reporteri.net’, ka mohuar edhe konfirmimin e policisë se biznesmeni Lulzim Kryeziu u largua nga vendi i ngjarjes pasi ndodhi incidenti.

    “Jo s’ka ikë absolut, qaty u kon”, tha ai të martën.

    Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, pasi është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!