×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamioni godet për vdekje 63-vjeçarin në Prizren, ishte duke lëvizur me biçikletë

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 17:26

    Një person i moshës 63-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një kamion, derisa ai ishte me biçikletë në lagjen “Kurilla” në Prizren.

    Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Zëdhënësi i policisë tha se vdekja e viktimës u konstatua nga ekipet emergjente në vendin e ngjarjes.

    “Rrreth ores 16:18 kemi marrë informatën për aksidentin në fjalë, ku nga emergjenca është konstatuar vdekja e viktimës që ka ndodhur në aksident trafiku. Është goditur nga një kamion në lagjen “Kurilla” në Prizren, derisa ai ishte duke lëvizur me biçikletë. Viktima është i lindur në vitin 1959″, tha Bytyqi./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!