×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamioni thyen rregullat, qarkullon në qendër të Prishtinës

    Reporteri
    08 Korrik 2019 | 23:20

    Një kamion i dedikuar për transportin e betonit është parë sot teksa ka kaluar nëpër njërën nga rrugët në qendër të kryeqytetit.


    Një video, të cilën e ka siguruar Telegrafi, shihet kamioni, i cili ka qarkulluar në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

    Sipas lexuesve, ky kamion kishte bllokuar edhe trafikun pasi që ishte e vështirë edhe të bëhej tejkalimi i tij.

    Ndërsa sipas Ligjit Nr. 05/L-088, për rregullat e trafikut rrugor, në nenin 241 lidhur me autorizimin për mbikëqyrje të mjeteve rrugore në pikën 1 thuhet se Policia, inspektorati i Ministrisë, inspektorati i komunës, si dhe dogana, sipas kompetencave që kanë, janë të autorizuar t’i ndalojnë apo t’i largojnë nga trafiku mjetet rrugore ose mjetet e bashkëngjitura në rastet kur ato i tejkalojnë dimensionet, masën më të madhe të lejuar, ngarkesën boshtore ose e rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

    Në pikën 2 thuhet se lëshimi në trafik i mjetit i cili është larguar mund të bëhet vetëm pasi t’i lëshohet certifikata nga autoriteti kompetent, me të cilën dëshmohet gjendja e rregullt teknike.

    Në pikën 3 thuhet se ngarkesa e mjetit të ndaluar mbetet nën përgjegjësinë e transportuesit që e përdor këtë mjet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!