×
  • Lajme
  • Lajme

    Kancelari i Austrisë: Pa marrëveshje me Kosovën, Serbia s’mund të hyjë në BE

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 10:19

    Kancelari austriak Sebastian Kurz ka thënë se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të bëhet pjesë e BE-së pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.


    Në një intervistë për Kurir, ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Beogradit dhe Prishtinës do të kontribuojë në stabilitetin në rajon, transmeton Reporteri.net.

    Sipas Kurz, Bashkimi Evropian ka treguar rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin e tij në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

    “Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Pra, ne kemi rezultate të mira këtu. BE ka ende një rol thelbësor negociues në dialog. BE ja ia ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajcakut, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të Bashkimit dhe Austrisë. Megjithatë, në fund nevojitet vullneti politik dhe guximi i Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Ai gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me SHBA-të”, tha Kurz.

    Kurz thotë se të dy plagët duhet të zbatojnë detyrimet e tyre nga Marrëveshja e Brukselit.

    “Atje ku ka pika të hapura, ne kërkojmë zbatimin e tyre në një mënyrë të përshtatshme. Çelësi është të vazhdojmë seriozisht dialogun, të ndërtojmë besim të ndërsjellë, të përqendrohemi në një të ardhme të përbashkët evropiane. Të gjitha palët do të përfitojnë nga kjo”, tha Kurz.

    I pyetur për të komentuar se si e sheh Kosovën, 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kurz tha se Kosova, si edhe shtetet tjera, po përballet me sfida në lidhje me pasojat pandemike dhe ekonomike.

    “Austria ka marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me Kosovën. Me kontingjentin tonë të trupave në KFOR, numerikisht vendosjen më të madhe të forcave të armatosura austriake jashtë vendit, ne japim një kontribut të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës dhe të gjithë rajonit. Ekonomia austriake është një nga investitorët më të mëdhenj. “Kosova po përballet me sfida veçanërisht të mëdha duke pasur parasysh pandeminë globale dhe pasojat ekonomike. Prandaj, është e rëndësishme që stabiliteti politik të vendoset shpejt pas zgjedhjeve të ardhshme. Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Kurz./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!