×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për deputet i AAK’së, ironizon fort me slloganin e VV’së ‘Erdhi Dita’

    Reporteri
    13 Shtator 2019 | 19:24

    Kandidati i AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëherësh nënkryetari i kësaj partie, Erolld Belegu, ka ironizuar me sloganin e VV-së për zgjedhje “Erdhi Dita”, duke e shndërruar atë në “Erdhi Tita”, në një postim të tij në Facebook.


    Këtë, si duket e ka bërë për shkak të profilit të liderit të kësaj partie, i cili shfaqet si një lider autoritarist, dhe politikave të majta socialiste që i promovon.

    Përveç kësaj ai ka përmendur edhe shërbimin e obligueshëm ushtarak që e ka propozuar Albin Kurti.

    Në një intervistë për DPT te Fidani, Belegu thotë që shërbimin e obligueshëm ushtarak siç propozon VV-ja e ka Koreja Veriore, Kuba, Kina e Rusia, duke e krahasuar me Enver Hoxhën e Josip Broz Titon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!