×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për deputet i PDK-së, Nezir Çoçaj ftohet nga Gjykata Speciale

    Reporteri
    19 Janar 2021 | 20:47

    Kandidati i PDK-së për deputet, Nezir Çoçaj nga Hasi i Prizrenit, është ftuar nga Gjykata Speciale.


    Sipas degës së OVL UÇK-së në Has, Çoçaj pritet të paraqitet për intervistim ditët në vijim.

    “OVL e UÇK-së, dega në Has, mbështet fuqishëm njeriun e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributin e tij për themelimin e UÇK-së, po ashtu vlerëson lart disiplinën e Çoçajt gjatë Luftës Çlirimtare në Kosovë që kishte të vetmin qëllim si të gjithë bijtë e bijat, Çlirimin e Atdheut nga Jugosllavia Vrastare Fashiste”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.

    Çoçaj ka qenë deputet i PDK-së. Së fundi ka punuar si drejtor i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!