×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja militante e VV-së vlerësohet më së shumti për anëtare të KPM-së

    Reporteri
    16 Nëntor 2022 | 18:04

    Komisioni Parlamentar, i përbërë në shumicë nga Lëvizja Vetëvendosje, për anëtare të bordit të KPM-së, e ka vlerësuar më së larti Luljeta Aliun. Ajo është një aktiviste që vitet e fundit ishte kthyer në militante të partisë në pushtet, duke sulmuar mediat dhe këdo që ajo e konsideronte se është kundër Qeverisë Kurti.

    Është bërë vlerësimi i kandidatëve që synojnë të bëhen pjesë e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave. Gjashtë prej emrave të kandidatëve shkojnë për votim në Kuvend, ndërsa zgjidhen tre prej tyre.

    Nga vlerësimi që i është bërë kandidatëve, Luljeta Aliu ka marrë 816 pikë – më së shumti nga të gjithë të vlerësuarit.

    Komisioni është përbërë nga Njazi Isaku, kryesues (LVV), Valon Ramadani (LVV), Arbëresha Kryeziu – Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Fidan Jilta (nga 6+), Valentina Bunjaku (LDK), Albana Bytyqi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK), Isak Shabani (PDK).

    Kandidatja më e vlerësuar e këtij komisionit është e njohur si përkrahëse e flaktë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qeverive të drejtuara nga Albin Kurti.

    Aliu prej kohësh ka synuar të bëhet pjesë e KPM-së dhe tani ka dalë para deputetëve, për partitë e të cilëve është deklaruar shumë.

    Ajo u vlerësua më së shumti nga deputetët në shumicë të Vetëvendosjes.

    Raporti nga vlerësimi i bërë sot në Kuvend nuk e ka vetëm nënshkrimin e deputetes Kryeziu – Hyseni.

    Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është organ kompetent për rregullimin, menaxhimin dhe mbikëqyrjen e spektrit të frekuencave të transmetimit në Republikën e Kosovës. Me Kushtetutën e Kosovës, KPM përcaktohet organ i pavarur. Në bazë të ligjit, KPM-ja licencon transmetuesit publik e privat, përcakton dhe zbaton politikën e transmetimit si dhe rregullon të drejtat, detyrimet si dhe përgjegjësitë e personave fizik dhe juridik të cilët ofrojnë shërbimet mediale audio dhe audiovizuele.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!