×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanoset një grua nga persona të maskuar në Leposaviq

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 10:44
    Fotografi ilustruese nga arkivi.

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se një grua në komunën e Leposaviqit është kërcënuar nga disa persona të maskuar, të cilët silleshin me gurë në duar në një zonë banimi.

    Sipas njoftimit, në lidhje me këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.

    “Leposaviq 26.05.2023 – 13:06. Viktima femër kosovare ka raportuar se ndjehet e kërcënuar nga persona i/të dyshuar, të maskuar, me gurë në duar duke bërë lëvizje në zonën e banimit. Viktima po ashtu ka potencuar se ka pranuar mesazh kërcënues. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!