×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    Kapen dhjetëra armë të ftohta në kufi me Serbinë: Po barteshin në autobus

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 16:09

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare, janë kapur plot 24 thika.

    Ato gjendeshin në një nga autobusët me targa vendore, ndërsa gjatë kontrollës u hasë në to, shkruan Reporteri.net.

    Këto armë të ftohta janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është liruar por krahas kësaj iu është hapur rasti “armëmbajtje pa leje”.

    Njoftimi i plotë nga policia:

    Sekuestrohen njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika) në Merdarë, policia po merret me hetimin e rastit

    Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).

    Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.

    Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!