×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet arsenal armësh në Gjakovë, dy të arrestuar

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 16:01

    Arsenal armësh janë kapur në fshatin Meje të Gjakovës me ç’rast janë arrestuar dy persona, ku më pas njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.


    Njoftimi:

    Sektori Rajonal i hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, sot ka realizuar plan operativ-bastisje, me urdhër të Gjykatës kompetente ne shtëpinë e te dyshuarve D.P. dhe A.J. në fshatin Mejë dhe gjatë kontrollit janë gjetur:

    – Pistoletë EKOL frat magnum cal.9mm me nr.ser.EF-1391455 dhe karikatorë

    – 4cope fishek kal.762x39mm,

    – 11cope fishek llojit pistoletë TT,

    – 1 gëzhojë e fishekut të llojit pistoletë duket të jetë TT-së,

    – 8 copë fishek TT,

    – 15copë fishek 9x19mm,

    – 4 copë fishek armës së gjatë nuk i dihet kalibri,

    – 4 copë fishek kalibër 9x18mm,

    – 1 copë fishek 47.65mm,

    – 3 copë fishek 7.62x39mm dhe dy krehër për fishek.

    – 1-gezhojë e armës se gjatë nuk dihet kalibri.

    – 1 copë fishek kalibër 9mm.

    – 1 copë fishek 7.62×39 mm, dhe 1 fishek 7.65mm.

    – 3 copë fishek 9mm,

    – 3 copë fishek 7.65mm dhe 1 fishek 7.62x39mm

    – Këllëf i armës së shkurtë më ngjyrë të zezë

    – 21 copë, Fishek kalibër 7.62x39mm.

    – 7 copë gëzhoja të pistoletës kalibër i pa njohur.

    – 25 copë gëzhojë te pistoletës kalibër i pa njohur duken te jen te armës me gaz.

    – 53 cope, gëzhoja 7.62x39mm

    – Karikator dhe 4-fishek kalibër 7.65mm.

    – 10 cope fishek armës se gjatë nuk i dihet kalibri,

    – 44 copë fishek të llojit pistoletë TT dhe

    – 5 krehër te fishekëve.

    Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit të dytë gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë të dyshuar.

    Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit kujdestar i dyshuari D.P. ndalohet në ndalim policor prej 48 orësh ndërsa i dyshuari A.J. lirohet në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!