×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet hajduti i shumëkërkuar nga Peja

    Reporteri
    13 Qershor 2019 | 14:44

    Policia e Kosovës, hetimet rajonale pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore,  kanë arritur të identifikojnë hajnin 26 vjeçar, i përfshirë në disa grabitje.


    Bëhet fjalë për: V. B i lindur më 1993.

    “I dyshuari i lartcekur dyshohet se ka kryer disa grabitje gjatë vitit 2018 dhe 2019, në rajonin e Pejës dhe i njëjti deri më tani ka qenë në arrati.

    Policia e Kosovës në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e Gjykatës Themelore në Pejë, kanë kryer kontroll-bastisje dhe është arritur arrestimin i personit të dyshuar”, tha policia.

    Me urdhër të prokurorit të Shtetit i dyshuari pas intervistimit nga ana e hetueseve rajonalë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dërgohet në mbajtje për 48- orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!