×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet kosovari që mbushi makinën me derivate dhe iku pa paguar

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 8:58

    Policia e Kosovës ka dërguar një mbajtje një person, i cili dy herë me radhë kushte furnizuar veturën me karburante në dy pika të derivateve dhe ishte larguar pa paguar.

    Ngjarja ka ndodhur në Kaçanik. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Fsh. Nikaj,& Duraj, Kaçanik17 & 25.03.2023-13:40/12:15. Me 28.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në dy pika të derivateve e ka furnizuar veturën e tij dhe nuk e ka bërë pagesën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!