×
  • Lajme
  • Lajme

    Kategorizimi i ri: 9 komuna në zonë të kuqe

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 15:38
    © Reporteri.net / Foto: Kushtrim Tërnava

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka folur për masat e reja që janë marrë në luftimin dhe parandalimin e përhpajes së COVID-19.


    Zemaj ka thënë se këto masa lehtësuese nuk nënkupton që nuk duhet vazhduar të kemi kujdes edhe më tej.

    “Masat të cilat sot e kanë marrë votën e qeverisë, konsistojnë që në ambiente të mbyllura ndalohet grumbullimi i më shumë se 30 personave, kurse në hapësirat e hapura ndalohet grumbullimi i më shumë se 50 persona. Kjo nuk nënkupton që ne nuk duhet vazhduar të kemi kujdes”, tha Zemaj.

    Zemaj bëri të ditur edhe rangimin e komunave sa i përket rrezikshmërisë së përhapjes të virusit COVID-19.

    “Për këtë javë në zonën e kuqe janë 9 komuna, në zonën e verdhë janë 6, kurse në zonën e gjelbër janë 23 komuna”, u shpreh Zemaj.

    Ministri në detyrë u bëri thirrje subjekteve politike që tashmë kanë nisur fushatën që të jenë të kujdesshme dhe të zbatojnë masat e marra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!