×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër raste pozitive me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

    Reporteri
    04 Dhjetor 2021 | 15:00

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 4 qytetarë janë prekur me COVID në 24 orët e fundit.

    MSH thotë se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 4 qytetarë.

    Njoftimi i plotë:

    04 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.

    ℹ Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    ℹ Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

    ℹ Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824.
    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!